Shendeti

Nuk ka lirim masash! Eugena Tomini zbulon skenarët që do ti propozojë Komiteti Teknik qeverisë pas dy ditësh

Published

on

Zv. ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka zbuluar  skenarët e mundshëm që Komiteti Teknik i Ekspertëve do t’i propozojë qeverisë pas dy ditësh.

Ajo u shpreh se ekspertët do të dalim me rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave duke mos përmendur mundësinë e lirimit të tyre, ndërsa theksoi se ka një zbritje të moshës që kërkon trajtim klinik.

“Tani kemi një zbritje të fashës së moshës që kërkon trajtim klinik. Deri në këto momente jemi stacionar në masat që jemi. Por incidenca është e qëndrueshme. Për dy ditë komiteti teknik do dalë për rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave. Komiteti i ekspertëve ka fuqinë të kërkojë një masë të tillë. KQZ dhe të gjitha pikat do të zbatojnë protokollin e sigurisë”, tha Tomini.

Exit mobile version