Connect with us

Aktualitet

“Nuk më intimidon dot me kërcënime”, ish-kryebashkiakia e Përrenjasit i përgjigjet Ballës: Zullumet e tua janë të mëdha. Në 25 prill do japësh llogari për…

Published

on

Ish-kryebashkiakia e Përrenjasit, Miranda Rira, i është përgjigjur drejtuesit politik të PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, pas sulmeve që ky i fundit i ka adresuar në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rira shkruan se zullumet e Ballës në Përrenjas dhe në qarkun e Elbasanit janë të mëdha, ndërsa shtoi se në 25 prill do japë llogari për të gjitha padrejtësitë.

Ish-kryebashkiakia Rira shprehet e bindur se në 25 prill opozita e bashkuar do të korrë sukses, duke shtuar se edhe Elbasani do t’i japë socialistit përgjigjen që meriton.

Postimi i plotë:

Punëmbaruesi Taulant Balla, që kërkon mandat të tretë, e që është në vend të tetë, vjen në Prrenjas dhe më sulmon hapur mua, si ish kryetare e kësaj bashkie!

Taulant, mua nuk më intimidon dot me kërcënimet e tua “gjoja për drejtësi”dhe nuk e mashtron dot as popullin e Prrenjasit me rrenat e tua!! Ditën e Hënë, shkova rastësisht te tuneli Qafthanës, dhe pashë sesi këta qe vijnë e kërkojnë votën tani, prej vitesh kanë abuzuar me pasurinë e Rrajcës!

Zullumet e tua janë të mëdha me ujin, me pyjet, me mjedisin, me asetet e kësaj bashkie, dhe ti pas 25 Prillit, do të japësh llogari për çdo padrejtësi që ke bere jo vetëm në Prrenjas por në gjithë qarkun e Elbasanit! I teti në listë Taulant, opozita e bashkuar do të korrë sukses dhe ti do ta shohësh përgjigjen që do të të japë Prrenjasi dhe Elbasani në 25 Prill!