Aktualitet

Nuk ndalet operacioni “Subvencioni 2021”: Kush është zyrtari i radhës që bie në pranga

Published

on

Operacioni policor i koduar “Subvencioni 2021” nuk ndalet në Kosovë. I arrestuari i radhës është një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë së Pejës, me iniciale A.B.

Ky operacion nisi pak ditë më parë dhe një nga vendet ku policia ushtroi kontrolle ishte dhe Ministria e Bujqësisë.

Mësohet se A.B. dyshohet për përfitimin e 48 mijë eurove në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, zyrtarit i është bastisur shtëpia, por nuk i janë gjetur para. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit do të qëndrojë në komisariat për 48 orë.

Më 24 shkurt 2021, policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me ryshfete në subvencionet. Gjatë operacionit u arrestuar 11 persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve. Po ashtu arrestimet kanë vijuar dhe në ditët në vijim.

Exit mobile version