Uncategorized

Nuk paguanin taksa dhe siguracione, nisin hetimet për dhjetë pronarë biznesesh në Kukës

Published

on

Dhjetë pronarë biznesesh në Kukës janë vënë nën hetim nga policia pasi ushtronin aktivitetin e tyre pa u regjistruar në organet tatimore me punonjës të pa siguruar. Nën hetim janë vënë B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, finalizuan operacionin policor të koduar “INFORMALITY – 1”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht: B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të pa regjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, njofton policia. TPZ.al

Exit mobile version