Rajoni

Numërohen mbi 97% e votave në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje del fituese.

Published

on

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 48% ose 369.739 vota, teksa janë numëruar 97,04% e votave të përgjithshme. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.35%ose 133.357 vota, ndërsa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18%ose 101.364 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,42 përqind apo mbi 57 mijë vota dhe Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosja për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku i pati marrë 12,69 përqind të votave. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 përqind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja, shkruan Klan Kosova.tpz.al

Exit mobile version