Aktualitet

Numërohen votat në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit, PS merr 5 mandate, PD 2, LSI asnjë

Published

on

Përfundoi procesi i numërimit në bashkitë e Kuçovës dhe Dimalit, me Partinë Socialiste në krye.

Në Bashkinë e Kuçovës PS është fituese me 9.399 vota, Partia Demokratike me 5.358 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 1.603.

Në Bashkisë ne Dimalit Partia Socialiste mori 7.326 vota, Partia Demokratike mori 4.993 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mori 797 vota.

Ndërsa në Bashkinë e Beratit, kur mbeten edhe dy kuti për t’u numëruar, Partia Socialiste ka siguruar 41.924 vota, Partia Demokratike 22.803 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 8.367 vota.

Sipas projeksioneve, Partia Socialiste në këtë qark fiton 5 mandate, Partia Demokratike mbetet me 2, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk siguron asnjë mandat.

Exit mobile version