Aktualitet

Kurba vazhdon të rritet, MSH: 42 raste pozitive me COVIV-19 gjatë 24 orëve të fundit, 4 në Durrës

Published

on

Në 24 orët e fundit është shënuar rekordi i të prekurve brenda një ditë në vendin tonë, 42 raste pozitive. Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik, raportoi situatën e COVID-19 në vend, ku shifrat janë negative. Janë testuar 311 të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, ku 42 raste kanë rezultuar pozitive, 4 prej të cilëve në Durrës.

NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.
Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.
Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.
Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127

COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale 19271
Raste pozitive 1341

Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

Exit mobile version