Politike

Nxjerrja e vendit nga kriza, Basha: Ja plani me pesë pika. Duhen 312 mln euro për 6 muaj

Published

on

Kreu i PD Lulzim Basha ka prezantuar planin me 5 pika, për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike ku është zhytur pas pandemisë së koronavirusit.

Basha tha se duhet të jepet çek 1000 euro për çdo biznes të vogël, duke shtuar se duhet të ndihmohen ata që mbetën pa punë nga pandemia.

“Të mbështeten individët që kanë humbur punën. Duhen mbështetur bizneset. Të dyfishohet ndihma ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. Duhen dhënë 16 mijë lekë në muaj për çdokënd që humb vendin e punës. Të jepet 1000 euro për çdo biznes të vogël. Të jepet çek për çdo pensionist me 2 mijë lekë të reja. Nëse merren këto masa, populli do të ishte më mirë”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se duhet që qeveria të japë çek prej 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët, ndërsa shtoi se gjendja në shkolla për shkak të pandemisë, paraqitet problematike.

“Çdo mjek të marrë bonusin prej 100 eurosh dhe çdo infermier të marrë bonusin prej 500 eurosh. Hapja e shkollave me vetëm masa të lehta, ka rezultuar me infektime masive. Duhet që shkollat të dezinfektohen në mënyrë të rregullt. Duhen siguruar maskat, dezinfektantët. Duhet që pajisjet të jepen falas dhe maskat. Të kryhen teste për mësuesit. Duhet investim në teknologji, fëmijët duhen ndihmuar me tableta. Asnjë fëmijë mos të mbetet pas e asnjë shqiptar mos të jetë pas dore”, u shpreh Basha.

 

Exit mobile version