Shendeti

OBSH: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Published

on

Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë edhe për një vit më shumë sesa do të duhej pasi vendet e varfra nuk po furnizohen me vaksinat kundër koronavirusit, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”. Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

 

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

“Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë (vaksinimin) ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet”, tha ai.

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, synonte të dhuronte dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më ka dërguar 371 milionë doza.

Në fillim të shtatorit grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre kundër COVID-19.

Exit mobile version