Connect with us

Aktualitet

OFL zbret në Gjirokastër e Përmet, iu nis kërkon burimet e pasurisë 5 të dënuarve për krime të rënda

Published

on

Jugu i vendit, është ndalesa e radhës e OFL-së.  Operacioni Forca e Ligjit, mësohet se u kërkuar burimet e pasurisë 5 personave të dënuar për krime të rënda si vjedhje me armë, rrëmbim personi, vrasje kundër dy ose më shumë personave dhe prodhim e trafik droge, në Gjirokastër e Përmet.

Njoftimi i OFL-së

– Krenar Skënduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Gentian Sinomema, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim;

– Adriatik Kanushi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

– Endrik Lluka, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

-Ervis Canka, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.