Connect with us

Lajme

OJF- të në Shqipëri me paratë e krimit. Formula interesante.

Published

on

Pronat dhe asetet kriminale të konfiskuara apo sekuestruara në bazë të ligjit antimafia do të vendosen në dispozicion të OJF-ve të angazhuara në çështjet sociale.

Një projekt i Bashkimit Europian në bashkëshpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara synon vënien në eficensë të këtyre pronave për projekte në shërbim të komunitetit të viktimave të trafikut, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës në familje, etj.

Kjo praktikë aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe aktualisht janë vëne ne dispozicion tre prona  të konfiksuara me vendim gjykate, ndërsa në vijim pritet te vazhdojë me të tjera objekte.