Aktualitet

Olti Curri i bën thirrje Drejtorisë së Tatimeve: Verifikoni VIP-at që bëjnë postime dhe “giveaway” pa faturë dhe pa paguar detyrimet

Published

on

Blogeri i njohur Olti Curri i ka bërë thirrje Drejtorisë së Tatimeve të verifikojë “VIP-at” që bëjnë evasion fiscal duke bërë postime dhe “giveaway” pa faturë dhe pa paguar detyrimet.

Sipas tij, janë shumë pak personazhe që punojnë sipas rregullave të shtetit dhe paguajnë TVSH-në dhe taksat.

Ai ka publikuar edhe fotot e faturave ku tregon se i ka paguar rregullisht taksat.

“Tatim Taksat te verifikojne VIP-at qe bejne evazion fiskal, bejne postime dhe give away pa fature dhe pa paguar detyrime.

Jemi shume pak personazhe publike qe punojme sipas rregullave te shtetit me fature, tvsh dhe taksa te paguara.

Puna pa fature eshte vjedhje.

Nderkohe qe nje biznes familjar e persekutojne per nje fature nuk ka arsye qe VIP-at e Giveaway te trajtohen ndryshe”, shkruan blogeri.

Exit mobile version