Connect with us

Kronikë

Operacioni “Bye Pass”, ndalohen dy persona të shpallur në kërkim

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar në kuadër të operacionit “BYE PASS”. Arrestohet një 20-vjeçare, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.