Connect with us

Aktualitet

Organizoi ceremoninë për dhënien e dekoratave nga Meta, gjobitet me 50 milionë lekë kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton”

Published

on

Policia e Durrësit ka gjobitur me 50 milionë lekë kryetarin e shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisin.

Gjoba vjen pasi një ditë më parë u organizua aktiviteti i 30-vjetorit të krijimit të kësaj shoqate, ku arkeologu i njohur Vangjel Toçi u nderua me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” nga presidenti Ilir Meta.

Sipas policisë, Deliallisi ka shkelur Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

 

Njoftimi i plotë i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i  një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.