Aktualitet

Organizoi dasmë duke shkelur rregullat anti-Covid, gjobitet pronari i lokalit në Durrës

Published

on

Policia ka gjobitur pronarin e një lokali në Durrës pasi kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

 

“Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sakaq janë proceduar penalisht edhe 4 persona të tjerë, për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me shezlongë.

 

DETAJE nga policia: Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i lokalit.

 

Gjithashtu kanë vijuar kontrollet edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së krimeve mjedisore.

 

Procedohen penalisht 4 shtetas, për zaptim të sipërfaqjes së tokës publike me  shezlongë.

 

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit:

 

  1. Sh., 42 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Shijak dhe Tiranë, pronar dhe administrator të një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik, kishin vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

 

Zh. I., 46 vjeçe, banuese në fshatin Rrotull, Durrës, pronare e një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

 

  1. K., 27 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, administrator i një subjekti në Gjirin e Lalëzit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në një sipërfaqe në plazh publik kishte vendosur shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version