Ai nuk jeton më por nuk do të harrohet kurrë pêr veprat që ka lënë sidomos në muzikë. Eshtë fjala për artistin e njohur Mazlum Shaqiri- Lumit, e ku djali i tij këngëtari Orhan Shaqiri ka gati një projekt muzikor me titull ” Baba lum” që do jetë dedikim për babain e njohur që ka kontribuar shumë në muzikën shqiptare. Duke kujtuar artistin e ndjerë i cili kishte nisur muzikën në hapat e nënës së tij, Fatije Berisha, ai qē i vogēl ra në sy për talentin e tij duke u nderua në garat e shkollës për zërin e tij dhe ku që i ri në Vushtrri kishte realizuar albumin e parë me titull ” O krevet ty të raftë fundi” duke u bërë një nha albumet më tē shitura në atē kohē në ballkan, e për të pasuar më pas larg në mërgim më albume të tjera mjaft të suksesshme e duke formuar edhe grupin “Piramida ” ku ishin të pranishēm kudo. Por Mazlum Shaqiri përveç se artist ishte dhe një njeri mjaft human ku nga viti 1997 e deri ne 2020 ndihmoi shumë familje shqiptare, familje tē nacionaliteteve tē tjera si: ashkali, egjiptase, rome kudo në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Ndërsa shumë shpejt mësojmë se djali i tij artisti Orhan Shaqiri do ta publikoje këtë këngë ku vargjet e saj i ka thurur vefë ai e do të vijē me klip.