
Kushtet e vështira klimaterike, kanë shkaktuar dhe avari në rrjetet elektrike.
OSHEE, njofton se është krijuar një avari në linjën 110 kV te OST, e për këtë arsye është stakuar përkohësisht Bulqizë-Peshkopi, aset i OST.
Pa energji elektrike sipas njoftimit kanë mbetur: N/St Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krume, Shupenzë, Peshkopi si dhe subjekte HEC të zonës.
Zonat pa energji janë qytetet Kukës me rrethinat, qytete Krume me rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenzë, qytetet Peshkopi me rrethinat.