Kronikë

Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, Policia e Durrësit arreston dy drejtues mjetesh

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka prangosur dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur,  ndërsa tjetri pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:L. P., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.D. V., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Exit mobile version