Connect with us

Kronikë

Paligjshmëria, pesë në pranga dhe katër nën hetim në gjendje të lirë

Published

on

Policia Vendore në Durrës, deklaroi se  po  vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 5 shtetas mësohet se janë vënë në pranga dhe 4 janë proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë në Manzë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u procedua penalisht pronari i subjektit, shtetasi E. M., 30 vjeç, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë të lartë, duke prishur qetësinë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, arrestuan në flagrancë shtetasit:I. S., 36 vjeç dhe R. B., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në Krastë, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një furrë gëlqereje.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:F. S., 64 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në Krastë, Krujë, duke djegur mbetje drusore në një gropë gëlqereje.A. C., 37 vjeç dhe T. F., 30 vjeç, banues në Sukth dhe Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në fshatin Ishëm, Durrës, duke transportuar 3m³ lëndë drusore, pa lejen e organeve kompetente.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit maroken: A. A., 23 vjeç, dhe L. A., 39 vjeç, pasi më datë 12.09.2020, në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Martin Camaj”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me mjetet “Volvo” dhe “Hyundai”, për pasojë është lënduar pasagjerja e mjetit “Volvo”, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.