Kronike

Pallate dhe hotel në zonën e plazhit, Policia e Durrësit sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni

Published

on

Policia e Durrësit, bëri me dije se po vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin dhe janë përfitur nga veprimtaria kriminale. Në këtë kuadër pune, mësohet se  janë sekuestruar  pasuri me vlerë 2 milionë euro të dyshuara si të përfitura nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Njoftimi i plotë i policisë Durrës:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për gjurminin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfitura nga veprimtaria mkriminale, referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017  materialet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale “Pastrimi i produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro të pasurive”, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate  dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

 

Exit mobile version