Aktualitet

Pamje e rëndë nga Infektivi, një grua e intubuar në luftë për jetë, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje: E shtrenjta jonë!

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar pamje të rënda të një pacienti të intubuar në Spitalin Infektiv, që po lufton me jetën. Përbri fotos së rëndë, ministrja Manastirliu bën dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, që të ndalen pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën.

 

Më tej, ajo jep lajmin e trishtë se kjo nënë sot ka ditëlindjen dhe në pamundësi për ta parë, fëmijët i kanë dërguar një tufë me lule në spital.

 

Mesazhi i ministres:

 

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv🙏🏼

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

😷#VendoseMaskën

#ShpëtoJetë🙏🏼

Exit mobile version