Kronike

Pamje tejet të dhimbshme/ Familjarë dhe banorë të zonës në lot për familjen Gushi, kortezhi me 4 makina funerali

Published

on

Po përcillen për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e vogla që ndalën dje frymën në aksidentin fatal.

4 makina funerali, me arkëmortet e çiftit Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, do të nisen drejt varrezave të Patosit, ku do të prehen trupat e tyre. Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë familjarët e viktimave, ku shumica e tyre udhëtoi që dje nga Greqia drejt Patosit pasi morën lajmin e kobshëm.

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.

Exit mobile version