Aktualitet

Pamjet tronditëse sot/ Shifrat rrëzojnë propagandën, Rama ka ndërtuar në Durrës vetëm 15 banesa

Published

on

Durrësi, 1 vit e 4 muaj pas tërmetit të fuqishëm që tronditi qytetin me humbje të rënda në jetë njerëzish dhe dëme të pallogaritshme në ndërtesa, vazhdon të jetë një gërmadhë që tregon edhe anën tjetër të mashtrimit dhe propagandës së Rilindjes, e cila vazhdon të gënjejë qytetarët, ndërkohë që pamjet tregojnë ende një qytet të shkatërruar.

Ish-këshilltari bashkiak në qytetin e Durrësit, Ivo Jorgoni, ka sjellë nëpërmjet pamjeve filmike sot, realitetin e mjerushëm ku ndodhet qytetit, ku pavarësisht propagandës me rindërtimin të Ramës, faktet në terren flasin ndryshe.

“Pamjet janë sot !

450 ditë nga tërmeti 26 nëntorit.

Durrës .

Nga 1036 banesa individuale – Kanë perfunduar vetëm 15.

Nga 30 pallate të shembur – Kanë filluar vetëm 2.

Nga 31 shkolla – Kanë filluar vetem 10.

Asnjë objekt që nuk mbaron dot përpara datës së zgjedhjeve, nuk ka për të filluar ! Nuk vlen për vota !

Fatkeqesia personale e c’do familje durrsake në lidhje me tërmetin nuk mund të jetë e lidhur me epshin e pushtetit të Ramës. Një gjë është e sigurt!

Durrësi do rindërtohet pa Ramën Kryeministër !!!

Në 25 prill Shqipëria Fiton

Në 25 prill Durrësi Fiton.” tpz.al

Exit mobile version