Connect with us

Shendeti

Panariti: Në pritje të vaksinave, po “vaksinohemi” duke u infektuar

Published

on

Nga Edmond Panariti/

“Shpëtimi” mjerisht po na vjen nga infektimi dhe jo nga vaksinimi.

Coronavirusi po na “vaksinon” duke na infektuar me mbi njëmijë raste të reja të raportuara në ditë, njerëzit tanë.

Dhe është shumë e mundur që kjo të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Numri faktik, duhet të jetë shumë më i lartë.

Sepse pothuajse është e pamundur të gjëndet familje e cila në rrethin e saj të mos ketë të sëmurë me Covid.

Prandaj në pritje të vaksinave, po “vaksinohemi” duke u infektuar!

Me kosto shumë të lartë shëndetësore.

Kjo është mënyra “mizore” e zhvillimit të imunitetit të tufës që në fund do ta ndërpresë zinxhirin e infeksionit, por kur të jenë prekur thuajse të gjithë.

Sepse atë që duhej arritur me vaksina dhe pa dëme do ta arrijmë duke u infektuar dhe me mjaft dëme.

Prandaj edhe mposhtja e covid 19 do të jetë si “Fitore e Pirros”.

*Drejtor i Kabinetit të Presidentit  Tpz.al