Connect with us

Astrologji

Paolo Fox thotë që mbas datës 10 NËNTOR do keni një problem me punën, kujdes mund dhe ta humbisni”

Published

on

DASHI

Duhet të merrni një vendim nëse doni të mbyllni diçka në planin afektiv. Në ambientin profesional, angazhimet do të jenë të shumta por ju do të dini t`i përballoni të gjitha, pa u shqetësuar.

DEMI

Yjet ju favorizojnë sidomos përballë partnerit. Bëni kujdes të mos e teproni me kërkesat tuaja! Projektet që ju keni nisur, për momentin kanë ndaluar, duhet dhe pak kohë.

BINJAKET

Falë yjeve sot do të keni besim tek ata që ju rrethojnë, në ambientin profesional. Në dashuri, raporti juaj mund të shkojë në krizë, për shkak të humorit të keq.

GAFORRJA

Në këtë fazë do të merrni hapsirë të lirë dhe do të braktisni ambientin ku punoni, për të organizuar një udhëtim me një person që e njihni pak por që e pëlqeni shumë.

LUANI

Nëse doni të mos mërzisni asnjë në ambientin profesional, duhet të fshihni diçka që e keni bërë pa u menduar gjatë. Në ambientin afektiv, një person me të cilin dikur ke patur një histori, do të bëhet i gjallë por ju do të mbeteni indiferentë.

VIRGJERESHA

Angazhimi që do të tregoni sot në punë, do të habisë këdo madje edhe personat që deri më sot, vetëm ju kanë kritikuar. Në dashuri, do të gjeni dimensionin e duhur të raportit tuaj në çift dhe, ajo që më parë ju shqetësonte, sot ju duket sublime.

PESHORJA

Dita sot është e mbushur me momente të bukura sidomos në planin afektiv. Do të keni me partnerin një përshtatje të shkëlqyer dhe një rast për të mos u humbur.

AKREPI

Do të jeni më pasionant se zakonisht, i disponueshëm dhe romantik me atë që doni. Në planin profesional, do të jeni veçanërisht ambiciozë dhe do të bindni edhe eprorët tuaj për cilësitë që keni.

SHIGJETARI

Yjet do t`ju ndihmojnë të mos bëni gabime dhe të jeni më objektivë, në sektorin profesional. Në sektorin e ndjenjave, do të jeni në gjendje të qetësoni partnerin që ka dyshime rreth jush, me fjalë të ëmbla dashurie.

BRICJAPI

Bëni kujdes të mos merreni me projekte që shpatullat tuaja nuk i mbajnë dot. Kështu nuk do të humbisni kohën e vyer në punë. Në planin afektiv, ju këshillohet një darkë me miqtë, mund të keni njohje të reja interesante.

UJORI

Do të keni mbështetjen e kolegëve për një detyrë që ju ka besuar eprori juaj. Në ambientin afektiv, këshillohet të tregoheni shumë elastikë dhe të evitoni diskutimet që janë të padobishme.

PESHQIT

Duhet të stabilizoni një situatë shqetësuese në ambientin familjar. Yjet ju këshillojnë të jeni vetvetja sepse gjithçka do të rizgjidhet shpejt. Ana profesionale duket pozitive.