Connect with us

Aktualitet

Papa jep mesazhin për Pashkën: Në këto kohë të errëta pandemie nuk duhet të humbim shpresën

Published

on

Papa Françesku mbajti mbrëmjen e së shtunës meshën e shenjtë të Pashkës. Njësoj si një vit më parë, edhe ceremonia e kësaj të shtune është zhvilluar ndryshe për shkak të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Papa Françesku i është drejtuar me një mesazh besimtarëve në Vigjiljen e Pashkëve në bazilikën e Shën Pjetrit. Ai ka thënë se as në këto kohë të errëta pandemie nuk duhet të humbim shpresën.

“Është gjithmonë e mundur të fillojmë nga e para sepse ekziston gjithmonë një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë tek ne përtej të gjitha dështimeve tona. Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti. Dhe në këto muaj të errët të pandemisë dëgjojmë Zotin e ngjallur që na fton të fillojmë përsëri, për të kurrë mos e humb shpresën tonë “, tha Ati i Shenjtë.