Kronikë

Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, 3 në pranga 1 në kërkim

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sipas policisë kanë rënë në prangat e policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: R. H., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 10.09.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:P. M., 21 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr.16, Durrës, i kanë vjedhur aparatin celular shtetasit M. K.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version