Kronikë

Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër

Published

on

Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, bëri me dije se janë   arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër shtetas.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 22 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 62 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Exit mobile version