Kronikë

Parandalimi i aksidenteve rrugore, Policia: Në pranga 16 drejtues mjetesh dhe 774 masa administrative

Published

on

Policia Vendore në Durrës bëri me dije se po vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë muajit shtator janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit. Si rezultat i kontrolleve me radar, gjatë muajit shtator janë tërhequr 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.Në të gjithë qarkun e Durrësit, që nga fillimi i muajit shtator janë vendosur masa 774 administrative për parakalime të gabuara.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave, kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun e Durrësit dhe kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve të ndryshme dhe drejtuesve të tyre.

Gjithashtu, shërbimet janë angazhuar maksimalisht duke ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që nuk respektojnë distancën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë muajit shtator janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve me radar, gjatë muajit shtator janë tërhequr 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, që nga fillimi i muajit shtator janë vendosur masa 774 administrative për parakalime të gabuara:

■ 185 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

■ 351 masa për përdorimin e celularit;

■ 15 masa për shkelje të semaforit;

■  774masa për parakalime të gabuara;

■ 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe për këmbësorët, për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

#ZbatoRregullatdheUdhëtoiSigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisë

 

Exit mobile version