Connect with us

Uncategorized

Parandalimi i Covid-19, policia gjoba pronarëve të lokaleve

Published

on

Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka vendosur gjoba, për subjektet që kanë shkelur aktet normative dhe bën apel për respektimin e akteve normative.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, 2 pronarë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 1 lokal në Fushë Krujë dhe 1 në Manzë, në të cilët ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit në Manzë, shtetasit, A. M., masën administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit në Fushë Krujë, shtetasit Xh. B., masën administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.