HOROSKOPI

Parashikimi i astrologëve: Tre arsye pse 2021 do të jetë një vit i mbarë

Published

on

2020-ta ka qenë një vit i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në botë. Por, sipas astrologjisë 2021 ofron një këndvështrim më optimist. Universi premton një kapitull të ri që po shpaloset, një shans për ndryshim që duam ta shohim dhe ndërtojmë së bashku, sipas “Pop Sugar”.

Lidhja e Madhe: Jupiteri dhe Saturni tek Ujori

Dy planetët do të takohen bashkë në të njëjtën pikë në qiell. Astrologët e quajnë këtë një ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Tashmë po hyjmë në një cikël mundësish të reja, inovacioni dhe shprese. Saturni do të qëndrojë në këtë shenjë për gati tre vite dhe Jupiteri për një vit. Më pas në 2023, Plutoni do të hyjë tek Ujori ku do të qëndrojë për 20 vjet.

Duke patur parasysh se ka kaq shumë planetë qëe lëvizin tek Ujori, do të thotë që një epokë e re më në fund po fillon. Në fillimin e viteve 1400, e cila ishte hera e fundit që Saturni dhe Jupiteri u bënë bashkë me Ujorin, Rilindja filloi. Gjatë kësaj periudhe, qëndrimet ndryshuan dhe gjithçka mori një kuptim të ri. Kjo periudhë shënoi fundin e epokave të errëta, duke e larguar njerëzimin nga një kohë murtajash dhe pabarazish klasash sociale.


Eklipset e ardhshme

Eklipset sjellin kohë ndryshimesh. Ata ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen në shumë mënyra, duke dhënë mesazhe të ndryshme për planetin tonë. Nga maji i 2020-ës deri në janar të vitit 2020, do të kemi eklipse në Binjakët dhe Shigjetarët.

Shigjetari përfaqëson potencialin dhe çfarë është e mundur, por gjërat janë të mundshme vetëm nëse i besojmë, prandaj kjo energji është e lidhur me besimet tona. Ndërsa energjia e Binjakëve ka të bëjë me kuriozitetin, humorin dhe argëtimin, por kjo nuk do të thotë se gjërat do të jenë të lehta.

Venusi dhe Marsi do të bashkojnë forcat

Në vitin 2020, Venusi dhe Marsi ishin në prapavijë. Tashmë, jo vetëm që Venusi dhe Marsi do të ecin përpara, por ata gjithashtu do të bëhen bashkë me Luanin. Kjo lidhje është si një ribashkim i energjise femërore dhe mashkullore, e cila luan në botën tonë të brendshme dhe të jashtme. Është një kohë për marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese.

Astrologjia e vitit 2021 parashikon potenciale. Eklipset po zgjerojnë horizontet dhe po na kujtojnë se zgjidhjet vijnë nga të mësuarit. Këtë verë, Venusi dhe Marsi bëhen bashkë, duke dhënë një dozë energjie që na nxit të zotërojmë pasionet tona dhe të nisim një kapitull të ri.

Exit mobile version