Connect with us

Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 shtator 2021

Published

on

Sipas MeteoAlb, vendi këtë të hënë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.