Lajme

Parashikimi i motit, 15 Korrik 2020

Published

on

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në zonat malore duke sjellë rrebesh në zonat Juglindore.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Gjirokastrës me 35°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Exit mobile version