Connect with us

Lajme

Parashikimi i motit 5 Korrik

Published

on

Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Jugore.

Por orët e mesditës dhe pasdites shtojnë vranësirat duke sjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit, ku më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat malore. Ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 14°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 37°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.