MOTI

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2021

Published

on

Këtë të martë vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakta sipas Meteoalb.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të pësojnë zhvillim, duke sjellë reshje me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Exit mobile version