Connect with us

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 Korrik 2020

Published

on

Zonat malore do të paraqiten me vranësira kalimtare, ku në skajin verior dhe në verilindje do të sjellin rrebeshe të pakta. Por zona e ulët dhe ajo bregdetare mbeten në dominimin e motit të kthjellet.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.