Connect with us

HOROSKOPI

Parashikimi i PAOLO FOX për ditën e martë, 17 nëntor 2020

Published

on

Dashi

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, e marta do të jetë një ditë shumë premtuese. Ju do të keni mendim kritik dhe veçanërisht një dëshirë për t’u rikthyer në lojë. Ajo dëshirë që ju ka munguar në të kaluarën për arsye të ndryshme. Ju do të jeni në gjendje të lini pas jush vështirësitë e përjetuara deri më tani. Disa kanë të bëjnë me periudhën e vështirë që po përjetojmë, të tjerët të lindura në 2019 për shkak të shumë shpërqendrimit ose të qënit sipërfaqësorë. Tani e tutje, gjërat do të ndryshojnë!

Demi

Këtë të martë do të duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe aspektit ekonomik. Nëse kohët e fundit ka pasur debate familjare në lidhje me paratë, fundi i muajit mund të bëhet i ashpër. Çiftet që kanë pasur probleme duhet të bëjnë shumë kujdes. Në këtë moment ju fuqimisht dëshironi të rilidheni me një person që është larguar nga ju.

Binjakët

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, Hëna do të jetë në aspektin e kundërt. Kjo do të përfshijë më shumë vëmendje ndaj ndjenjave, një nevojë për t’u bërë të vetëdijshëm për realitetin. Në përgjithësi ju jeni një person me diell, argëtues, por edhe inteligjent dhe kurioz. Në kohët e fundit, megjithatë, jeta ka vënë në provë zemrën, dashurinë dhe dhembshuritë. Ju duhet të ndaleni dhe të gërmoni më thellë. Aq më tepër nëse marrëdhënia juaj është në krizë.

Gaforrja

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, mund të filloni të mendoni për të ardhmen me më shumë optimizëm. Në muajt e ardhshëm do të gjeni më shumë forcë, interes dhe gjallëri. E marta do të jetë një ditë e frytshme. Nëse duhet të merrni vendime të rëndësishme, do të jetë dita e duhur! Avanconi angazhimet tuaja për nesër, sepse të mërkurën Hëna do të jetë e kundërt dhe do t’ju shkaktojë një rënie të vogël fizike.

Luani

Siç përshkruan horoskopi i Paolo Fox, nesër mund të ndiheni pak nervozë ose të prekshëm. Ditët e fundit keni qenë shumë të zemëruar për sulmet që kanë ardhur nga jashtë, pa ndonjë arsye specifike. Fakti është që sa më i suksesshëm të jesh, aq më shuë prestigj fiton dhe aq më shumë njerëz kritikë dhe ziliqarë tërheq. Mundohuni të lini negativitetin të mos ngjisë tek ju.

Virgjëresha

Këtë të martë mund të vlerësoni situatën. Këto ditë ju jeni një nga shenjat e pakta në gjendje të mbani një vizion të qartë të realitetit, për të rregulluar gjërat. Ju keni lënë mënjanë çorientimin fillestar dhe tani jeni gati të filloni një udhëtim që mund t’ju çojë shumë larg. Në dashuri, një periudhë premtuese pritet, e karakterizuar nga takime të reja dhe momente plot emocione.

Peshorja

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar. Në të vërtetë po kaloni disa ditë shumë të ngarkuara, sepse jeni të zënë me gjetjen e referencave të reja. Ju do të duhet të jeni të duruar deri në mes të dhjetorit dhe pastaj do t’i keni ato. Mos u dekurajoni! 2021 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm dhe ju mund të kompensoni terrenin e humbur.

Akrepi

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, këtë të martë duhet të lini mënjanë pesimizmin tuaj dhe ta shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm. Ju keni të gjitha arsyet për ta bërë! Bëhuni gati, sepse fundjavën tjetër dashuria do të kthehet në jetën tuaj. Aspekti i vetëm që nuk duhet nënvlerësuar do të jetë ai ekonomik. Çështje të caktuara të parave mbeten të hapura: asnjë fitim nuk vjen, ose ndoshta ka vështirësi ligjore për t’u zgjidhur.

Shigjetari

Siç përshkruan horoskopi i Paolo Fox, një dëshirë e thellë për të rifituar terrenin e humbur do të rritet tek ju, veçanërisht në dashuri. Ju keni pasur një pjesë të parë shumë të komplikuar dhe konfuze të vitit, veçanërisht nga pikëpamja e marrëdhënieve. Tani e tutje, gjërat do të jenë shumë më mirë!

Bricjapi

Këtë të martë do të jeni shumë seriozë, të matur, mbase pak të lodhur. Tri javët e fundit ju kanë munduar shumë, veçanërisht nga pikëpamja fizike. Ka nga ata që kanë pasur një gjendje të keqe, ata që janë dashur të përballen me shumë probleme. Fakti është që ju jeni shumë të lidhur me zakonet tuaja dhe gjatë këtij viti jeta juaj është kthyer përmbys. Nëse në fillim adaptimi ishte pak i lodhshëm, tani po rizbuloni pozitivitetin si gjithmonë.

Ujori

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, do të duhet të filloni të kërkoni për stimuj të rinj, ide të reja që do t’ju lejojnë të krijoni një jetë tjetër. Ju nuk dëshironi domosdoshmërisht të arrini qëllime ambicioze, por thellësisht dëshironi të ndryshoni. Ju dëshironi njerëz të ndryshëm përreth jush, dëshironi të përjetoni emocione të reja. Gjithmonë duke bërë të njëjtat gjëra dhe duke qëndruar gjithmonë me të njëjtët njerëz ka filluar të bëhet një sfidë e madhe. Edhe nëse intoleranca është e madhe, kini kujdes, megjithatë, të mos merrni vendime shumë të pamatur!

Peshqit

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, Mërkuri do të jetë i favorshëm dhe do t’ju mbështesë në jetën praktike. Dashuria do ju japë tensione ose ndonjë pasiguri. Nëse historia juaj ka mbaruar, përpiquni shumë të mos zhyteni në mendime negative për shumë kohë, përndryshe rrezikoni të shpërqendroheni shumë në punë. Tani për tani ju keni një nevojë të madhe për siguri në një nivel emocional: ose i gjeni në dashuri, ose i gjeni në punë.