Aktualitet

Parlament/Deputeti Alimadhi: Ti Murriz je spiun i Sigurimit të Shtetit dhe shërbëtor i Ramës!

Published

on

Seanca e sotme për ndryshimet në Kushtetutë po zhvillohet me debate të ashpra mes deputetëve të së ashtuquajturës opozita parlamentare.

Deputeti Adriatik Alimadhi, i cili denoncoi falsifikimin e firmave të deputetëve që kanë kërkuar ndryshimet, ka akuzuar deputetin Myslim Murrizi për sabotim të reformës zgjedhore.

Teksa Murrizi po fliste nga foltorja për reformë madhështore dhe lirinë e votës, Alimadhi deklaroi se Murrizi ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit. Ai shtoi se reforma po bëhet nga Edi Rama me deputetët shërbëtor dhe që kanë probleme me të kaluarën e tyre dhe me drejtësinë.

Deklaratat e Alimadhit kanë sjellë acarimin e Murrizit, i cili me një fjalor të papërshtatshëm për deputetët, u përgjigj me tone fyese ndaj kolegut Alimadhi.

Exit mobile version