Connect with us

Showbizz

Partneri i Fjolla Morinës nuk heq dorë, bën hapin e parë për t’u ribashkuar me këngëtaren

Published

on

Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina u komentua nga mediat për raportin e saj me Fisnik Sylën. Edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar, të gjitha detajet çojnë në atë se çifti i ka dhënë fund martesës.

Si Fisniku, po ashtu edhe Fjolla kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjete sociale, teksa kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve.

 

Por, duket se Syla nuk po heq dorë dot nga këngëtarja. Biznesmeni ka pëlqyer fotografitë e fundit që Morina ka sjell para ndjekësve të saj në Instagram.

Kujtojmë që Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020.