Aktualitet

Pas disa ditëve të nxehta, rikthehen reshjet në vend, ja sesi do të jetë moti për javën që vjen

Published

on

“Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike”, thuhet në njoftim e Shërbimit Meteorologjik.

Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijoj me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rrebesheve.

Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Exit mobile version