Aktualitet

Pas Elbasanit, Basha zbret në Durrës: Mos rrini në shtëpi, dilni të gjithë e votoni, kjo është dita e shqiptarëve!

Published

on

Pas Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në Durrës, për të parë nga afër procesin e votimit.

Në fjalën e tij, Basha iu ka bërë thirrje të gjithë durrsakëve të dalin të votojnë, pasi sipas tij, procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve.

“Përshëndetje të gjithë durrsakëve, që kanë dalë e kanë votuar deri tani. Ju them, shkoni e trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini e çojini te qendrat e votimit. kjo është dita juaj. Dielli po shkëlqen, mos mbetet askush pa votuar.

Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve.

Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve”, tha Basha.

Exit mobile version