Aktualitet

Pas një jave në luftë me vdekjen, ndërron jetë 24 vjeçari që mbeti i plagosur, në atentatin ku u vra me 80 plumba Kamber Idrizi

Published

on

Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të Shkupit. Përleshja e armatosur ndodhi mbrëmjen e 12 majit në Butel ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari Kamber Idrizi, ndërsa lëndime të rënda mori nipi i tij Ergin Iseni ku ndërroi jetë sot në spital. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit atë natë janë shtënë më shumë se 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni.

Exit mobile version