Connect with us

Aktualitet

Pas Yuri Kim, rezulton pozitive me Covid edhe ambasadorja e Suedisë

Published

on

Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila njoftoi se është infektuar me Covid, pozitive ka rezultuar edhe diplomatja suedeze në Tiranë.

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka rezultuar sot e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.

“Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurt”, shkruan Hastad.