Connect with us

Politike

PD: Familja Gjoni nga Fush-Miloti diskriminohet nga shteti

Published

on

Familja Gjoni nga Fush-Miloti e cila shtëpia iu prish nga tërmeti, vazhdojnë të jetojnë akoma në çadër. Edhe pas disa denoncimesh që ka bërë kryefamiljari Viktori në media dhe tek Partia Demokratike, ai akoma nuk ka gjetur zgjidhje nga shteti. Në takimin që pati më kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratikë, Belind Këlliçi, ai bashkë me gruan e tij Donikën, tregojnë se si u është refuzuar ndihma tek Kryqi i Kuq vetëm pse ka dal të shpreh revoltën ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama në media. Viktori gjithashtu thotë se që kur ka qenë kryetari i opozitës tek shtëpia e tij, atij i është mbyll dera e çdo institucioni pubik dhe jopublik.

Belind Këlliçi: Jemi sot sërish në Fush-Milot, në shtëpinë dhe familjen e Viktor Gjonit. Vetëm para një muaji kemi bërë publik rastin e tij. Kushtet e vështira ekonomike dhe shëndetësore mbi të gjitha, me vajzën adoleshente 16 vjeçare të sëmurë në të cilën Viktori tashmë prej një viti është i detyruar që së bashku me bashkëshorten Donikën të jetojnë ende në çadër. Viktori dhe shumë familje të tjera, me dhjetëra dhe qindra familje të tjera që sot jetojnë ende në çadër, pas rasteve që janë bërë publike nga ana jonë, kanë pritur në një reagim të qeverisë dhe në një reflektim të Edi Ramës. Por se si ka reflektuar Edi Rama dhe qeveria është më mirë ta dëgjoni vetë në rastin e kësaj familjeje. Zonja Donika, çfarë ndodhi para pak ditësh që po na tregonit qëparë?

Donika Gjoni: Para pak ditësh, ika në Laç tek Kryqi i Kuq për të marrë ato lekë që më kanë thënë.

Belind Këlliçi: Te zyrat e Kryqit të Kuq?

Donika Gjoni: Po, po, te zyrat e kryqit të kuq, më thanë që burri yt ka fol për kryeministrin Edi Rama shumë ashpër, thashë unë nuk e di, më vjen shumë keq po nuk e di.

Belind Këllici: Po ç’punë kishte zonje e kryqit të kuq me burrin tënd që ka fol për…?

Viktor Gjoni: Është koordinatore e Kryqit të Kuq.

Donika Gjoni: Është në punë ajo aty.

Belind Këllici: Po çi duhet asaj?

Donika Gjoni: Nuk e dimë atë gjë edhe thash unë nuk di gjë se ai është burrë, bën ç’bën nuk e di, ti thashë më njeh shumë mirë më di hallin, po tha ta di hallin, më di thash se unë nuk merrem me asnjë lloj llafi fare thash po më vjen shumë keq, thashë vajzën e kam të sëmurë, unë thash prej jush kam thënë faleminderit. Lekët thash nuk i kam prish kot, nuk i kam harxhuar kot, i kam çuar në shtëpi e kam vizituar vajzën kam kryer punët, hallet e mija.

Belind Këllici: Viktor, a u vure në dijeni se çfarë ka ndodhur nga ai moment?

Viktor Gjoni: Unë u vura në dijeni sa mbaroi punë kjo atje erdhi me çekun ke banka pasi mbaroi punë ke banka më thotë mua kështu, kështu më ka thënë Vojsava. Vojsava është nusja e një shoku tonë këtu. I thashë po çlidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë me Edi Ramën, jo tha kështu më tha Vojsava. Tashti, Vojsava ka thënë shprehimisht, Viktori ka shkruar, ka fol, ka sharë qeverinë dhe Edi Ramën, nga kjo arsye nuk duhet t’i drejtohet Kryqit të Kuq për asnjë lloj ndihme. Se ku qëndron qëllimi i punonjësve të Kryqit të Kuq, unë nuk e di. A do të mi heq mua dhe t’ia japin dikujt tjetër, apo se si është puna atyre, e kanë intimidim nga Edi Rama direkt, unë nuk e di. Atë ta zgjidhi Edi Rama, se Edi Rama është vetë zot vetë shkop, nuk pyet për njeri ai. Arsyeja që ka ardhur Lulzim Basha këtu nga arsyeja që unë jam i djathtë, mua nuk më pret më as kryetarja e bashkisë, as zyrtarët e bashkisë, as zyrtarët e qendrës administrative, asnjë. Unë po sulmohem nga të gjithë. Kjo shtëpia ime, shtëpia ime është nxjerrë me DS3 me inxhinierat e Edi Ramës pas tërmetit. Më ka bë presion kryetarja e Bashkisë, më ka thënë 5 milion merri ose s’do t’i marrësh më. O kam marrë, ku t’i çoj. I bëj thirrje kryeministrit do t’i jap 5 milionat ty dhe të vij të më bëj shtëpinë, të vijë ta riparojë ai. Dhe më kanë thënë me marr inxhinier privat për me bo preventimin çfarë riparimi do kjo. Të vijnë inxhinierat e Edi Ramës, mos ta paguaj unë inxhinierin, të vijnë inxhinierat e Edi Ramës dhe ta riparojnë me 5 milion.

 

Belind Këlliçi: Pasi ne kemi bërë publike rastin tënd, nga qeveria ose bashkia ke marrë ndonjë mbështetje?

 

Viktor Gjoni: Bile, bile më është mbyll dera.

 

Belind Këlliçi: Pra, të është mbyllur dera dhe te Kryqi i Kuq?

 

Viktor Gjoni: Mbasi ka ardhur Lulzim Basha, unë më është mbyll dera e çdo institucioni, atje ku kam trokit unë, te bashkia për shembull, te qendra administrative, përfundimisht edhe te Kryqi i Kuq. Se ça lidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë dhe Edi Ramën unë nuk e di, unë e di që është organizatë joqeveritare, bamirësie. Tani meqë i kontrolloka Edi Rama dhe shoqatat e bamirësisë pres nga Zoti, pres të madhin Zot.