Bota

Pegagogia britanike e dënuar si spiune në Iran, transferohet në mes të shtretëtirës: S’mund të ha asgjë, jam në depresion…

Published

on

Kylie Moore-Gilbert, është një shtetase britanike-austrikake, e cila po vuan një dënim që do të zgjasë 10 vite në Iran, pasi akuzohet për spiunazh. Tashmë ajo është transferuar në një burg famëkeq në shkretëtirë. Kylie ka qenë pedagoge në Universitetin e Melbourne dhe është në burg që prej shtatorit të 2018-tës. Ajo u gjykua në fshehtësi dhe ka mohuar me forcë të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Qeveria Australiane ka thënë se Irani është përgjegjës për sigurinë dhe mirëqenien, e zonjës Moore-Gilbert dhe po kërkon urgjentisht të njihen të drejtat e saj.

 

“Dosja e Dr .Moore-Gilbert është një nga prioritetet më të larta të qeverisë australiane, përfshirë edhe për zyrtarët e ambasadës sonë në Teheran”- ka thënë në një deklaratë, ditën e martë, Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Australi.

 

Gjithashtu në deklaratë, u theksua se në raportet e nxjerra nga aktivistë për të drejtat e njeriut, është zbuluar se burgu Qarchak, në të cilën është zhvendosur Kylie, përdoret për të burgosurit politikë iranianë dhe kushtet ku qëndrojnë të dënuarit janë skandaloze.

 

Cila është situata e zonjës Moore-Gilbert?

 

Sipas dëshmisë së një mikut të saj, Moore-Gilbert, para se të transferohej në burgun e Qarchak, ka kaluar gati dy vjet duke fjetur në dyshemenë e një qelie në burgun e Evin, në kryeqytet.

 

Ajo ka qenë në izolim e vetme dhe shpesh në grevë urie, madje thuhet se shumë herë është përdoruar dhunë ndaj saj, pasi ajo është përpjekur për të inkurajuar të burgosurit e rinj duke kaluar shënime dhe duke iu shkruar atyre në muret e burgut.

 

“Burgu Qarchak, është i mbipopulluar dhe shumica e të burgosurve janë të rrezikshëm” ka thënë, Hadi Ghaemi, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran.

 

Bazuar në një deklaratë të mëhershme të Ms Moore Gilbert, se ajo kishte refuzuar një ofertë të lirisë në këmbim të kthimit në një spiune për Iranin, ai tha:

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

“Ata nuk janë të kënaqur me rezistencën e saj dhe refuzimin e saj për të bashkëpunuar”.

 

Po ashtu ai ka thënë se ajo i ka shkruar atij në letra se: “Nuk mund të ha asgjë, nuk e di, jam shumë e zhgënjyer dhe e depresionuar”.

 

Masat ndaj saj janë shumë të rënda, një aktivist iranin për të drejtat e njeriut, ka thënë se ne telefonatan që ka bërë me Zonja Moore-Gilbert, ajo i ka treguar se ka rreth një muaj që nuk flet me famlijen e saj.

 

Në letrat e që ajo ka dërgur ilegalisht nga burgu në muajin janar, pedagogia ka shkruar se ajo “kurrë nuk ishte spiune” dhe kishte frikë për shëndetin e saj mendor. Ajo ka thënë se kishte refuzuar një ofertë nga Irani për t’u bërë spiune dhe se shëndeti i saj ishte rënduar.

“Unë nuk jam spiune. Unë kurrë nuk kam qenë spiune dhe nuk kam asnjë interes të punoj për një organizatë spiunimi në asnjë vend.” ka thënë ajo.

 

Ajo gjithashtu ka theksuar, se kishte frikë se shëndeti i saj ishte “përkeqësuar ndjeshëm”.

“Unë mendoj se jam në mes të një problemi serioz psikologjik, jam përkeqësuar, nga ndalimi për të pasur ndonjë telefonatë me familjen time”. ka shkruar ajo.

 

Zonja Moore-Gilbert, ka pohuar gjithmonë se është, një grua e pafajshme e burgosur për një krim që nuk e ka kryer.

 

Burimi: BBC

Exit mobile version