Uncategorized

Peleshi në Kukës: Sot do të vendoset në kontroll zjarri në majën e Rrunës

Published

on

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një komunikim nga Thirra në Kukës foli për situatën e zjarreve në vend.

Peleshi theksoi se pritet që ditën e sotme zjarri në majën e Rrunës të vendoset në kontroll.

Gjithashtu ministri i Mbrojtjes u shpreh se që në orët e para të mëngjesit është bërë ndërhyrja për neutralizimin e flakëve me helikopter, ndërsa shtoi se në asnjë moment nuk ka munguar gatishmëria nga të gjitha institucionet për të shuar vatrat e zjarrit.

“Mbrëmjen e djeshme situata ka qenë alarmante dhe zjarri ishte afër hyrjeve të tunelit. Ka pasur 10 zjarrfikës në gatishmëri, 2 kanë punuar gjatë natës.

Ka qenë e pamundur të ndërhyhej nga tona. Theksoj se janë rreth 200 trupa të alokuar këtu. Gjithashtu kemi nga zonat e mbrojtura, nga pushteti vendor.

Gatishmëria është e lartë, sot situata është më e qetë falë ndërhyrjes së autoriteteve.

Dua të falënderoj strukturat që janë në krye të punës, gjithashtu falënderoj ministrin e Kosovës Armend Mehaj i cili ka qenë i gatshëm për të na mbështetur. Besoj që sot do ta vendosim në kontroll të plotë zjarrin ma majën e Rrunës”, tha Peleshi.

Exit mobile version