Connect with us

Aktualitet

Perceptimi i korrupsionit, Shqipëria renditet e 13-a në botë

Published

on

Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2018-2020, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.901, duke u renditur e 13-a në botë, në pozicion të njëjtë me raportin e një viti më parë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Në vend të parë në botë është Kroacia, e ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina. Në listë përpara nesh janë dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë, është Singapori. Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendte nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia.

Shqipëria u rendit për 2018-2020, e 93-a në botë në indeksin total të lumturisë, duke qenë ndër tre të palumturat në Europë, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, por në përmirësim nga viti i mëparshëm, kur ishte në pozicionin e 105 dhe në fund të Europës. Më e lumtura në rajon është Kosova, në vendin e 33. Ndërsa e para në botë vijon të mbetet Finlanda./ Monitor