
Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste.
Prokuroria ka shkuar në zyrat e Lapsi.al për të sekuestruar serverin pas publikimit të disa prej të dhënave për database-in ku ndodhen të dhënat e qytetarëve ku thuhet se janë shënuar të dhëna mbi bindjet politike.
Kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do ketë përgjigje patjetër lidhur me akuzat e ngritura për të cilat ka dhe një padi.