Shendeti

Përfitimet nga frutat dhe perimet e gushtit

Published

on

Pothuajse të gjithë frutat dhe perimet e kësaj stine kanë përmbajtje shumë të lartë uji, çka ndihmon në hidratimin e trupit tonë, kanë nivel të lartë të vitaminës C që forcon sistemin imunitar, veçanërisht boronica dhe mani i zi, po kështu përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë për të luftuar probleme të shumta shëndetësore. Përmbajnë ujë, fibra, antioksidantë; për këtë arsye këshillohen që gjatë këtyre ditëve të ngrohta të konsumojmë prodhime të stinës kundër të nxehtit dhe kileve të tepërta. Megjithëse moti nuk është ndër miqtë tanë më të mirë këto kohë, nga ana tjetër muajt e verës janë plot me prodhime bujqësore, qofshin fruta dhe perime. Për këtë arsye ne po iu listojmë disa nga frutat dhe perimet e stinës me konsumimin e të cilave i kthejmë në aleatë të shëndetit tonë. Pothuajse të gjithë frutat dhe perimet e kësaj stine kanë përmbajtje shumë të lartë uji, çka ndihmon në hidratimin e trupit tonë, kanë nivel të lartë të vitaminës C që forcon sistemin imunitar, veçanërisht boronica dhe mani i zi, po kështu përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë për të luftuar plakjen qelizore dhe për të na mbajtur të rinj, po kështu na ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

 

Mani i zi

 

Nga ky moment e deri në fillim të shtatorit mani i zi ka kohën e vet. Ky frutë është i pasur me antioksidantë, hekur dhe vitamina, duke filluar me vitaminën C. Kjo është arsyeja pse mani është konsideruar si një nga mjetet më të mira natyrale kundër ftohjes.

 

Boronica

 

Tani kanë kohën e vjeljes në fakt, ndaj dhe kjo është periudha më e mirë për të siguruar pak nga ky superushqim. Boronica është e pasur me antioksidantë, të njohur për vetitë e tyre kundër kancerit, vitaminën B e cila njihet si aleate e humorit të mirë, përmban gjithashtu ujë, kështu që ndihmojnë në hidratimin e trupit tonë dhe luftën kundër të nxehtit.

 

Rrushi

 

Rrushi është i mirë kundër kapsllëkut, anemisë, etheve, dobësisë seksuale. Gjithashtu, ndihmon në shtim të peshës, kujdes ndaj syve, kujdes dental dhe shëndetit të kockave.

 

Kumbullat

 

Njihen si aleate kundër lodhjes, veçanërisht kumbullat jeshile pasi përmbajnë nivel më të lartë të fibrave në krahasim me ato të kuqet, të cilat rezultojnë të jenë më të pasura me antioksidantë. Po kështu kumbullat janë shumë të mira të konsumohen gjatë stinës së verës pasi luftojnë lodhjen, për shkak të nivelit të lartë të kripërave minerale.

 

Shalqiri

 

Shalqiri është mbreti i frutave të kësaj stine. Konsiderohet aleati numër një kundër të nxehtit, kjo edhe falë përmbajtjes së të tij të lartë prej 90% ujë, teksa është edhe shumë i varfër në kalori.

 

Fiqtë

 

Qofshin jeshilë apo të zinj, fiqtë janë një burim i çmuar i fibrave dhe kaliumit, por nga ana tjetër duhet treguar kujdes me konsumimin e tyre pasi rezultojnë të jenë ndër frutat më të pasura në kalori.

 

Pjepri

 

Këshillohet që ta konsumojnë ata persona që vuajnë nga anemia pasi është i pasur me hekur, po kështu pjepri rezulton të jetë edhe një burim i mirë i vitaminës A, e cila është aleate e nxirjes, si dhe përmban vitaminën B e cila njihet për vetitë e saj në humor, veçanërisht për humorin e mirë.

 

Kungulli

 

Kungulli rezulton të jetë i pasur me ujë në rreth 95% të tij, shumë i varfër në kalori. Po kështu me konsumimin e kungullit kemi edhe përfitime të tjera pasi është shumë i pasur në kalium.

 

Pjeshka

 

Pjeshka përmban shumë ujë duke e kthyer në një frutë aleat kundër dehidratimit, po kështu është e pasur me fibra, të cilat ndër të tjera japin edhe ndjesinë e ngopjes, duke na ndihmuar të mos konsumojmë shumë.

 

Bishtaja

 

Mund të konsiderohet superperim. Bishtaja është një “minierë ari” sa iu takon kripërave minerale dhe fibrave, nga ana tjetër na ndihmojnë shumë për të ruajtur format trupore, pasi janë një ushqim shumë i lehtë.

 

Rrepka

 

Në fakt nuk duhen kurrsesi të na mungojnë në sallatat e ndryshme verore, pasi rezultojnë të jenë diuretikë natyralë dhe super të pasur me vitaminë C. Po kështu janë aleatë të bukurisë; pasi ndihmojnë kundër njollave që formohen në lëkurën tonë nga dielli.

 

Kastravec

 

Me siguri që kastraveci nuk mungon kurrë në tavolinat tuaja, por në fakt gjatë kësaj periudhe duhet konsumuar akoma më shumë sepse është në sezonin e vet. Kastraveci rezulton të jetë i pasur rreth 95% ujë dhe më i varfri në kalori. Falë aftësive të tij diuretike këshillohet veçanërisht kundër dehidratimit gjatë muajve të verës, po kështu këshillohet edhe sepse përmban shumë kalium.

 

Specat

 

Janë të pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar, i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e plakjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Domate

 

Janë veçanërisht shumë të pasura me likopen, antioksidantë shumë i fuqishëm në luftën kundër plakjes së qelizave dhe problemeve të tjera shëndetësore. Po kështu janë aleati ideal kundër të nxehtit falë kripërave minerale dhe shumë mineraleve të tjera.

 

Patëllxhan

 

Përjashto rastin kur ju i konsumoni të skuqur (pasi thithin shumë vaj), patëllxhanët janë ndër perimet më të këshilluara për dobësim, pasi është i pasur me ujë, kripëra minerale dhe shumë i varfër në kalori.

 

Qepa

 

Qoftë e kuqe apo e bardha janë në stinën e tyre, dhe perimja ideale për të furnizuar trupin tonë me kripëra minerale, vitamina të grupit B, C dhe E, të cilat ndihmojnë kundër gripit, ndihmojnë tretjen dhe shumë të mira për qarkullimin e gjakut.

Exit mobile version