
Përfshihet nga flakët një automjet mbrëmjen e sotme në daljen e tunelit Elbasan-Tiranë.
Siç shihet nga videoja e mëposhtme e siguruar nga “Aksidente Rrugore”, mjeti është përfshirë i tëri nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të shkaktuar që ka përfshirë automjetin, ndërkohë burime për Fax Neës nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se automjeti është përfshirë nga flakët në ecje. Burimi po ashtu shton se nuk ka dëme në njerëz.